<
>
Download
Genre/category

Bachelor thesis
Journalism

University, School

University of Durres

Grade, Teacher, Year

Departamenti i Gazetarise

Author / Copyright
Walter D. ©
Metadata
Price 12.50
Format: pdf
Size: 0.30 Mb
Without copy protection
Rating
sternsternsternsternstern_0.2
ID# 66938







Në lidhje me planin e veprimit kombëtar për “Dekadën e romëve”, Shqipëria duhet të përmirësojë me shpejtësi kushtet e jetesës së romëve; dhe koordinimi mes pushtetit qendror dhe lokal është thelbësor në këtë kontekst. Aksesi në arsim dhe përfshirja e fëmijëve romë në sistemin arsimor - nga niveli parashkollor deri në arsimin e lartë është një tjetër fushë kyçe për t’u përqëndruar. Mekanizmat shtetërorë për mbrojtjen e fëmijëve romë janë të pamjaftueshme. Emigrimi i të miturve të pashoqëruar, kryesisht romë, nga Shqipëria drejt BE-së vazhdon të jetë sfidë.


3.3 Raportet për Shqipërinë sipas Konventës Kuadër të Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare

(Per tu punuar)

3.4 Raportet e Komisionit Europian Kundër Racizmit dhe Diskriminimit

ECRI u themelua në 1994, me Samitin e parë të mbledhjes së Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, si iniciativë për të luftuar problemet në rritje të racizmit, ksenofobisë, anti-Semitizmit dhe intolerancës që po kërcënonin të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike në Europë. Një nga aspektet e programit të veprimtarive të ECRI-it është ai i qasjes për çdo vend, përmes analizës së gjendjes së çdonjërit prej shteteve anëtarë të KE në lidhje me racizmin e intolerancën dhe formulimin e sygjerimeve e propozimeve për trajtimin e problemeve të identifikuara.

Download A ka ndonjë përmirës­im lidhur me të drejtat e minorite­tit rom në Shqipëri (një nga kriteret e Copenhag­en-it)
• Click on download for the complete and text
• This is a sharing plattform for papers
Upload your paper and receive this one for free
• Or you can buy simply this text

Raporti i parë mbi Shqipërinë 199973 - Ky raport i ECRI identifikon si fusha kyçe që kanë nevojë për vëmendje: mungesën e një kuadri të plotë juridik për të luftuar racizmin dhe diskriminimin racial; situata e pasigurt e komunitetit Rom dhe nevoja për të luftuar diskriminimin; nevoja për të siguruar informacione të besueshme, duke përfshirë të dhëna statistikore mbi situatën e grupeve minoritare në Shqipëri, ndërmarrjen e masave të mëtejshme për të garantuar që këto grupe të kenë mundësi të zhvillojnë identitetin dhe kulturën e tyre, duke përfshirë krijimin e një infrastrukture qeveritare të përshtatshme për këtë qëllim.

ECRI sygjeron ratifikimin e Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare, të Kartës Sociale Europiane, tashmë të nënshkruara dhe Karta Europiane për Gjuhët Rajonale apo të Minoriteteve akoma nuk është ratifikuar. Po ashtu, nxit autoritetet shqiptare që Kushtetuta e re e hyrë në fuqi më 1998, të implementohet sa më shpejt të jetë e mundur. Të ndërmerren dispozita në të drejtën penale, civile e administrative, në luftën ndaj racizmit dhe intolerancës, në punësim, arsim, shëndetësi, strehim dhe sigurime shoqërore.

Prandaj ECRI këshillon marrjen e masave urgjente për ti dhënë fund abuzimit me të drejtat e njeriut dhe sidomos neglizhencës nga ana e policisë ndaj mbrojtjes së grupeve vulnerable. Kështu problemet me të cilat haset komuniteti Rom kanë nevojë për adresim dhe vëmëndje të menjëhershme.

Raporti i dytë mbi Shqipërinë 200074 - Opinioni i përgjithshëm është se mbizotëron një klimë pozitive tolerance ndaj pakicave etnike. Megjithatë ekzistojnë disa stereotipe negative ndaj romëve. Korrupsioni i përhapur në institucionet publike sjell një diskriminim indirekt, viktima të të cilit janë ata që nuk kanë mjetet dhe mundësitë të përfitojnë nga shërbimet publike dhe mundësitë e punësimit.

Po ashtu, problem përbën edhe mungesa e theksuar e informacioneve mbi gjendjen dhe numrin e pakicave kombëtare në Shqipëri. ECRI vlerëson ratifikimin e Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, sygjeruar në raportin e parë, dhe të Kartës Europiane të Autonomisë Lokale. Po ashtu vlerëson nismat për ratifikimin e një sërë konventave të tjera për mbrojtjen e të drejtave të njeriu dhe minoriteteve.

Vështirësitë më të mëdha në fushat e përmendura më sipër i has komuniteti Rom, të cilët nuk janë të barabartë me të tjerët. ECRI tërheq vëmëndjen lidhur me luftën kundër racizmit dhe intolerancës ndaj romëve. Ekzistojnë paragjykime të shumta duke i konsideruar anëtarët e këtij komuniteti të një niveli më të ulët dhe që luajnë një rol aspak të rëndësishëm në shoqëri.

Shqetësim kryesor është braktisja e shkollave nga fëmijët romë dhe niveli i ulët i arsimimit. Ky komunitet ka një shkallë të lartë papunësie dhe varfërie, e kanë të vështirë të përfitojnë nga shërbimët publike. Prandaj ECRI sygjeron ndërgjegjësimin lidhur me barazinë midis komuniteteve që formojnë shoqërinë shqipëtare, për të luftuar stereotipet, paragjykimet e diskriminimin ndaj këtij komuniteti.

Raporti i tretë mbi Shqipërinë 200475 - Ky Raport vlerëson ratifikimin e Kartës Sociale Europiane të Rishikuar dhe Konventën Europiane mbi Shtetësinë, por ende nuk është nënshkruar Karta Europiane e Gjuhëve Rajonale dhe Minoritare. Ende mbeten probleme me zbatimin e legjislacionit penal, civil e administrativ për luftuar racizmin dhe diskriminimin në të tëra fushat e jetës.

Braktisja dhe frekuentimi i dobët i shkollave vazhdon të jenë problem, megjithë disa hapa të ndërmarra nga autoritet shqiptare për zbutjen e këtij fenomeni. Preokupues është edhe numri i fëmijëve romë viktima të trafikimit. Ata vazhdojnë të jenë pre e paragjykimeve dhe diskriminimit në të gjitha fushat. Ende nuk është kryer një regjistrim kombëtar që të përmbajë të dhëna mbi përkatësinë kombëtare, etnike e fetare.

Përqindja e papunësisë mbetet tepër e lartë dhe ka vështirësi të mëdha për tu përfshirë në në shërbimet sociale. Zbatimi i Strategjisë Kombëtare Rome mbetet disi formal, prandaj duhet ti kushtohet më shumë vëmendje situatës së romëve e të merren masa për të përmirësuar pjesmarrjen e përfaqësimin e anëtarëve të minoritetit Rom në vendimmarrje, si në nivel kombëtar edhe atë lokal, për të garantuar një integrim të plotë të romëve në jetën shoqërore, ekonomike e politike, për të luftuar trafikun e punën e fëmijëve, të rritet pjesëmarrja e romëve në proçesin e zbatimit dhe monitorimit të Strategjisë Rome.

Janë miratuar masa të shumta me ndikim pozitiv në gjendjen e romëve si përmirësimi i kushteve të banimit, veçanërisht përmirësimi i infrastrukturës; përmirësimi i kushteve materiale të arsimit shkollor, ndërtimi shkollave të reja në zonat ku ka më tepër popullsi rome, dhe lufta kundër mosvijueshmërisë dhe braktisjen e shkollës; një sërë trajnimesh profesionale dhe përmirësimi i mundësive të romëve në kujdesin shëndetësor, ndryshimi i legjislacionit që rregullon regjistrimin civil për të eleminuar pengesat kryesore për regjistrimin e fëmijëve.

Megjithatë egzistojnë disa çështje ku vazhdon të ketë shqetësime, pavarësisht progresit. Ende nuk ka ndonjë ligj të përgjithshëm i cili ndalon diskriminimin, apo ndonjë rast ku janë zbatuar parimet themelore të mosdiskriminimit, apo ndonjë organ me përgjegjësi të shprehur për të luftuar diskriminimin racial. Në fushën e vendimmarrjes e të përfaqësimit politik, të drejtat e romëve vazhdojnë të jenë të kufizuara.

Varfëria ekstreme, marxhinalizimi social dhe ekonomik vazhdojnë të jenë disa nga problemet kryesor, dhe diskriminimi në arsim, punësim e shëndetësi vazhdon të jetë i lartë. Diskriminimi racial në shkolla vazhdon të jetë i lartë, duke pasur nën shënjestrër fëmijët e komunitetit rom. Dhe megjithë përpjekjet e shumta numri i romëve që frekuentojnë shkollat është i ulët dhe ai i atyre që i braktisin ato vazhdon të jetë i lartë.

Kështu ECRI i rekomandon autoriteteve shqiptare: Përforcimin e legjislacionit dhe zbatimin e dispozitave për mbrojtjen nga racizmi, diskriminimi dhe intoleranca, si në ligjin penal, civil, administrativ, zgjedhor, ndihmës juridike, sjelljes së policisë dhe në të gjitha fushat kyçe të jetës; Rritjen e përpjekjeve për të luftuar format e diskriminimit që mund të jenë hasur nga Romët dhe ndërmarrjen e masave konkrete veçanërisht në fushën e strehimit; arsimit mundësitë në punësim, shëndetësi, regjistrimin civil, pjesëmarrjen në çështjet publike dhe lehtësimin e zbatimit të plotë të Strategjisë Kombëtare Rome; Të merren masa për përfshirjen më të madhe të grupeve minoritare, të garantohet se situata e tyre do të merret në konsideratë, të përforcohet dialogu me përfaqësuesit e minoriteteve, dhe të intensifikohen përpjekjet e tyre për të luftuar trafikimin e fëmijëve.


Raportet e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi


Raporti i Avokatit të Popullit


4.3.6 A ka arritur përmirësime Shqipëria në mbrojtjen e minoriteteve?

Në fushën e anti- diskriminimit është arritur një përmirësim me krijimin e Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Është rritur edhe roli i Avokatit të Popullit në Këtë fushë. Janë përhapur praktika kundër diskriminimit, por ndërgjegjësimi i përgjithshëm ndaj legjislacionit kundër diskriminimit mbetet i ulët.

Rastet e trajtuara nga Komisioni janë të pakta prandaj duhet të rritet mekanizmi i ankesës. Legjislacioni për minoritetin rom është i kufizuar prandaj ata janë ende subjekt i diskriminimit. Pavarësia e këtyre institucioneve sëbashku me Komitetin Shtetëror të Minoriteteve është akoma e kufizuar, prandaj duhet të forcohet mandati i tyre.

Në lidhje me të dhëna statistikore mbi minoritetin rom, në 2008 Ministria e Brendshme fillloi një projekt për rregjistrimin e Romëve, ku 50% e të cilëve nuk kanë karta identifikimi, por ky regjistrim nuk u përfundua. Në 2011 u ndryshua formati i çertifikatave në gjendjen civile dhe në to nuk do të përfshihej më kombësia apo përkatësia etnike, por vetëm shtetësia, duke nxitur shqetësime për këtë iniciativë.

Në vitin 2003 u miratua Strategjia Kombëtare Rome dhe në 2008 Shqipëria iu bashkua Dekadës së Përfshirjes Rome, duke miratuar një Plan Kombëtar Veprimi më fokus në arsim, punësim, strehim, shëndetësi, përfshirje sociale dhe trashëgimi kulturore. Por zbatimi i tyre vazhdon të jetë shumë i ngadaltë, për shkak të burimeve dhe koordinimit të pamjaftueshëm midis institucioneve të përfshira në nivel lokal dhe qendror.

Kështu ka akoma shumë punë në përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit Rom.

Për të drejtat e fëmijëve, Shqipëria ka ndërmarrë Strategjinë Kombëtare të fëmijëve 2006-2010, për të përmbushur detyrimet e Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijëve. Po ashtu edhe pë mbrojtjen e grave dhe fëmijëve nga dhuna në familje dhe trafikimi. Në 2008 u miratua një Strategji për luftësn kundër trafikimit të fëmijëve. Megjithatë ende mungon një sistem funksional për mbrojtjen e fëmijëve në nivel kombëtar.

Mungesa e regjistrimit civil dhe regjistrimit në shkolla, i ka bërë fëmijët romë pre të trafikimit dhe punës së detyruar, duke u konsideruar akoma si shqetësime kryesore.

Diskriminimi në arsim vazhdon po ashtu të jetë i lartë. Kështu që arsimimi mbetet një sfidë e madhe që duhet përmirësuar.

Qasja në shëndetësi është veçanërisht problematike për këtë minoritet. Ata vuajnë nga një sërë sëmundje. Aksesi i tyre në kujdesin dhe sigurimet shëndetësore është i kufizuar. Janë ndërmarrë një sërë fushatash sensibilizuese dhe fushata për vaksinimin, planifikimin familjar, mbrojtjen nga HIV/AIDS. Janë ndërmarrë disa hapa për të zvogëluara pabarazitë shëndetësore, me infermieri kujdestari për fëmijët romë dhe vizita në shtëpitë e tyre.Me regjistrimin e fëmijëve dhe grave rome është përmirësuar disi aksesi në kujdesin shëndetësor, por akoma ka probleme të shumta.

Përsa i përket strehimit, ky komunitet ndesh me një varfëri të madhe, me banesa të vjetra apo të ndërtuara me mjete rrethanore dhe te papërshtatshme, mungesa e infrastrukturë, ujit, kushteve sanitare. Një problem i madh ishte dhe dëbimi nga vendbanimet e tyre i disa familjeve rome në Tiranë në 2011. Një strehim i përkohshëm u realizuar vetëm më ndihmën e Avokatit të Popullit, OJF rome dhe mekanizmave nderkombëtar, gjë që tregon reagimin e dobët nga ana e qeverisë ndaj këtij problemi.

punësim romët vazhdojnë të ndeshen më një diskriminim të lartë. Strategjia e Punësimit përfshin kominiteti rom dhe gratë rome, por niveli i papunësisë vazhdon të jetë i lartë, madje ka ardhur duke u rritur.

Në lidhje me përfshirjen sociale progresi ka qënë i pabarabartë dhe një progres i kufizuar. Nuk ka progres në lidhje me uljen e varfërisë. LSMS-ja e fundit tregon se nivelet e varfërisë janë rritur duke arritur në 14.3% në vitin 2012. Në lidhje me programin e ndihmave sociale, janë të pakta familjet rome që përfitojnë

Kritika kryesore është mungesa e pjesëmarrjes së romëve në vendimamrrje si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Po ashtu as strategjia Kombëtare dhe as Plani Kombëtar i Veprimit, nuk e trajtojnë këtë fushë. Dhe po ashtu Respektimi i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve vazhdon të kontrollohet nga mekanizmat ndërkombëtare në Shqipëri.

Pra, si përfundim mund të themi se nga krahasimi i Raporteve të Komisionit Europian, Shqipëria ka arritur progres në përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit rom, por akoma mbetet një punë e madhe për tu bërë, në mënyrë që të arrihen standardet e vendosura nga Bashkimi Europian. Kjo duhet të arrihet nëpërmjet koordinimit, bashkëpunimit dhe monitorimit të pwrbashkët të nga institucionet qëndrore dhe nga OJF-të për të drejtat e minoriteteve, në zbatimin sa më të shpejtë dhe efikas të Strategjisë Kombëtare, Planit Kombëtar të Veprimit, dhe shumë projekteve të tjera për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, dhe specifikisht minoritetit Rom, i cili konsiderohet si grupi më i varfër, më i përjashtuar dhe më i diskriminuar.


KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Shqipëria ka ndërmarrë një sërë iniciativash për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, dhe specifikisht Komunitetin Rom, i cili është vënë edhe në fokusin e politikave europiane, si minoriteti që vuan më tepër nga varfëria, përjashtimi dhe diskriminimi.

Nismat dhe vendosja e minoritetit Rom në vëmendjen e politikave në fusha të ndryshme, është bërë kryesisht në kuadër të integrimit europian, me vendosjen e ‘mbrojtjes së minoriteteve’ si një ndër kriteret që duhen përmbushur përpara anëtarësimit. Në këtë mënyrë Shqipëria ka ndërmarrë reforma në fusha të ndryshme, me qëllimin për tu përshtatur me legjislacioni e politikat europiane, dhe për të arritur një progres në përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit Rom.

Reformat kryesore janë përqëndruar në fushën e arsimit, punësimit, shëndetësisë e strehimit, të cilat konsiderohen si fusha kyçe në Strategjinë Kombëtare të Romëve dhe në Planin Kombëtar të Veprimit në Dekadën e Përfshirjes Rome. Ka nevojë për masa të mëtejshme në këto fusha që të arrihet një përmirësim i dukshëm në situatën e romëve. E rëndësishme është gjithashtu edhe trashëgimia kulturore e gjuhësore; regjistrimi civil; pajisja me mjete identifikimi; grumbullimi i të dhënave të sakta për këtë minoritet, mungesa e të cilave ka bërë që romët të përjashtohen nga shumë të drejta themelore; lufta kundër trafikimit të fëmijëve dhe grave rome; shpërndarja dhe përfitimi nga ndihmat ekonomike; reforma në përfaqësimin e romëve në Shoqërinë civile dhe në vendimmarrje.


Swap your papers