<
>
Download
Genre/category

Bachelor thesis
Journalism

University, School

University of Durres

Grade, Teacher, Year

Departamenti i Gazetarise

Author / Copyright
Walter D. ©
Metadata
Price 12.50
Format: pdf
Size: 0.30 Mb
Without copy protection
Rating
sternsternsternsternstern_0.2
ID# 66938







A ka ndonjë përmirësim lidhur me të drejtat e minoritetit rom në Shqipëri (një nga kriteret e Copenhagen-it)



TABELA E PËRMBAJTJES

Shkurtime .fq. 5

Hyrje fq. 6

Metodologjia .fq. 8

  1. Situata e Minoritetit Rom në Shqipëri fq. 10

    1. Vështrim i shkurtër historik

    2. Të dhëna demografike mbi popullsinë rome

    3. Gjendja sociale dhe ekonomike e komunitetit rom

    4. Përfaqësimi i Romëve në shoqërinë civile dhe në administratën publike

  2. Baza Ligjore për Minoritetet në Shqipëri .fq.16

    1. Dokumentacioni ndërkombëtar për mbrojtjen e minoriteteve ku bën pjesë Shqipëria

    2. Kuadri ligjor dhe institucional kombëtar për mbrojtjen e minoriteteve

  3. Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian fq. 30

    1. Impakti i kritereve të BE fq. 31

    2. Progresi i Shqipërisë në mbrojtjen e minoriteteve fq. 33

      1. Progresi Raporti i vitit 2005

      2. Progresi Raporti i vitit 2006

      3. Progresi Raporti i vitit 2007

      4. Progresi Raporti i vitit 2008

      5. Progresi Raporti i vitit 2009

      6. Progres Raporti i vitit 2010

      7. Progres Raporti i vitit 2011

      8. Progres Raporti i vitit 2012

      9. Progres Raporti i vitit 2013

      10. A ka arritur Shqipëria përmirësime në fushën e mbrojtjes së minoritetit rom? .fq. 41

  4. Konkluzion dhe Rekomandime. .fq. 44

  5. Bibliografia .fq


SHKURTIME

BB Banka Botërore

BE Bashkimi Europian

MPÇSHB Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara

OSBE Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë

PNUD = UNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara

PKV Plani Kombëtar i Veprimit

TBE Traktati i Bashkimit Europian

UNICEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët

UNESCO

VKM Vendim i Këshillit të Ministrave


HYRJE

Ky studim ka për qëllim hulumtimin rreth situatës se minoritetit Rom në Shqipëri, në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian, në 10 vitet e fundit. Pyetja kryesore që shtrohet në këtë punim është ‘A ka ndonjë përmirësim lidhur me të drejtat e minoritetit rom në Shqipëri (një nga kriteret e Copenhagen-it)’ në kuadër të integrimit europian?

Kështu, synohet të ofrohet një panoramë e kushteve të minoritetit Rom në Shqipëri, e kuadrit ligjor për mbrojtjen e minoriteteve dhe nismat e ndryshimet legjislative për përmirësimin e situatës së minoritetit rom, dhe progresi i arritur nga Shqipëria në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të minoritetit Rom.

Fillimisht do të trajtohet Metodologjia, ku do të tregohet çfarë metodash janë përdorur për realizimin e këtij punimi, pse janë zgjedhur ato metoda, kufizimet e hasura gjatë punimit dhe kapërcimi i vështirësive.

Kapitullin e Parë i titulluar ‘Situata e Minoritetit Rom në Shqipëri’ do të trajtohet një vështrim i shkurtër historik mbi vendosjen dhe jetesën e romëve në Shqipëri, do të jepen të dhëna demografike për popullsinë rome, gjendja e tyre sociale dhe ekonomike, e fokusimi veçanërisht në fushën e arsimit, punësimit, strehimit e shëndetësisë, si dhe përfaqësimi i tyre në shoqërinë civile dhe administratën publike, për pasur kështu një panoramë të qartë të kushteve të vështira të jetesës së monoritetit më të varfër e më të diskriminuar në vend.

Kapitullin e dytë i titulluar ‘Baza Ligjore për Minoritetet në Shqipëri’ do të trajtohet një listë e dokumentave ndërkombëtare të ratifikuar nga Shqipëria, përkatësisht nga OKB, OSBE dhe Këshilli i Europës. Po ashtu do të trajtohet kuadri ligjor dhe institucional kombëtar për minoritetet, përkatësisht Kushtetuta; Kodi Penal; Kodi i Proçedurave Administrative; Kodi i Punës; Legjislacioni në fushën e mit; Komiteti Shtetëror i Minoriteteve; Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi; Avokati i Popullit, dhe iniciativat që janë marrë për përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit Rom, ku theksohen ‘Strategjia Kombëtare për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës së Minoritetit Rom’, Plani Kombëtar i Veprimit në Dekadën e Përfshirjes Rome e disa hapa të tjerë të rëndësishëm.

Kapitullin e tretë i titulluar ‘Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian’ do të trajtohet impakti i aplikimit për anëtarësim në Shqipëri, dhe progresi i arritur nga Shqipëria në fushën e mbrojtjes së minoriteteve, ku do të vijnë në ndihmë Progres Raportet e Komisionit Europian në Kuadër të Strategjisë së Zgjerimit dhe Sfidave Kryesore, Raportet bazuar në realizimin e detyrimeve të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare, .tjeter .

Ky kapitull do të mbyllet me përgjigjen për pyetjen kryesore se “A është arritur përmirësim në Shqipëri në mbrojtjen e të drejtave të minoritetit Rom?”.

Në pjesën e fundit do të përfshihen Konkluzionet e nxjerra nga ky punim, dhe disa Rekomandime mbi përmirësimin e situatës së minoritetit Rom.


METODOLOGJIA

Download A ka ndonjë përmirës­im lidhur me të drejtat e minorite­tit rom në Shqipëri (një nga kriteret e Copenhag­en-it)
• Click on download for the complete and text
• This is a sharing plattform for papers
Upload your paper and receive this one for free
• Or you can buy simply this text

Metodologjia e përdorur në këtë studim fokusohet në tre faza: rishikimin e literaturës, mbledhjen e të dhënave, e analizimin e të dhënave; duke na dhënë mundësinë të kemi një kuptueshmëri më të thellë të gjendjes aktuale të minoriteteve, të nismave të ndërmarra në ndihmë të këtij grupi të pafavorizuar, të përceptimeve, qëndrimeve dhe sjelljeve jo vetëm të komunitetit rom, por edhe të Komunitetit Europian dhe Qeverisë Shqiptare, si dhe rezultatin e këtyre nismave ku na vijnë në ndihmë Progres Raportet e Bashkimit Europian.

Punimi ka karakter: deskriptiv, duke dhënë detaje mbi historinë e këtij minoriteti, bashkëjetesën me popullsinë vendase, masat e marra për mbrojtjen e të drejtave të tyre si në kuadrin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar; analitik, duke u përpjekur të bëhet një analizë bazuar në fakte konkrete që sigurojnë raportimet e disa institucioneve kryesore mbi ecurinë e politikave për mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri, si Komisioni Europian, Avokati i Popullit, UNICEF, UNDP, SOROS etj; dhe normativ, duke parë aplikimin e politikave e konventave të Bashkimit Europian në Shqipëri, si dhe ligjet e politikat e ndërmarra në Shqipëri në ndihmë të komunitetit rom, gjithmonë në kuadër dhe në përshtatje të kritereve për anëtarësimin në BE.

Kryesisht jam përqëndruar në shqyrtimin e një literature shkencore - dokumenteve dhe strategjive zyrtare, raporteve egzistuese, publikimeve të autorëve të ndryshëm dhe të organizatave të këtij komuniteti, studimeve dhe të dhënave mbi politikat e BE dhe situata e romëve në Shqipëri. Kërkimi asnjëhërë nuk duhet të nisë pa rishikimin e literaturës, pasi ka rrezik përsëritjeje të panevojshme.

Kështu janë klasifikuar dhe përzgjedhur ato më të përshtatshmet.

Kam shfrytëzuar këtë metodë të rishikimit të literaturës së botuar mbi romët, ku përfshihen të gjitha studimet dhe vlerësimet e bëra nga UNDP, UNICEF, ERRC, REF, Fondacioni SOROS për gjendjen e romëve në Shqipëri. Gjithashtu kam rishikuar Planin Kombëtar për Popullatën Rome në Shqipëri dhe dokumente të tjera zyrtare. Përveç kësaj, CESS ka një bibliografi të pasur mbi historinë, kulturën, traditën dhe gjendjen social-ekonomike të romëve në vende të ndryshme europiane, dhe të Shqipërisë në këtë rast, si dhe të dhëna sasiorë e cilësore të mbledhura nga hulumtime dhe studime të mëparshme për romët.

Kam zgjedhur këtë metodë:

  • për të marrë ndihmë nga kërkimet e mëparshme që i adresohen të njejtit problem (atij të të drejtave të minoritetit rom), duke parë ngjashmëritë dhe diferencat;

  • të jep ide dhe drejtim si ti qasemi problemeve të hasura, teknikave, burimeve të të dhënave, dhe qasjeve të reja për kërkimin;

  • të ndihmon në shmangien e përsëritjeve të asaj që është bërë tashmë, po ashtu edhe në përdorimin e informacionir të nevojshëm që mund të kontribuojë në kërkimin e ri;

  • ndihmon në zhvillimin e ideve dhe skemave për studimin duke sygjeruar ide konceptuale dhe hipoteza të mundshme.

Kufizimet e hasura me këtë lloj metode janë të shumta:

  • mangësi të shumta të literaturës, botimeve, studimeve të mëparshme

  • përdorim i kufizuar i dokumentacioneve dhe statistikave zyrtare, që nxjerrin në pah mungesën e të dhënave të sakta mbi Komunitetin Rom

  • mungesa e organizatave e shoqatave të organizuara prej tyre, ka bërë që mos të kemi informacione nga burimet vendase lidhur me qëndrimet e perceptimet e shoqërisë civile

  • ndodh që të shqyrtohen burime dytësore të cilat mund të përmbajnë edhe informacione të pavërteta.

Për kapërcimin e vështirësive të shumta kanë shërbyer raportet e publikimet nga struktura të huaja që operojnë në Shqipëri si UNDP, UNICEF, Dekada e Përfshirjes Rome etj, duke shfrytëzuar faqet e tyre zyrtare të internetit. Sigurisht edhe botime të autorëve të huaj të kësaj fushe, që e kanë përfshirë Shqipërinë në studimet e tyre për Europën Juglindore apo Ballkanin Përëndimor.


  1. PËRSHKRIM I SITUATËS SË KOMUNITETIT ROM NË SHQIPËRI


    1. Vështrim historik

Romët në Shqipëri (të njohur edhe si ciganë, arixhinj, gabelë – të përdorura edhe në kontekst negativ) nuk konsiderohen një pakicë kombëtare por pakicë gjuhësore, me argumentin se nuk ka një shtet referimi. Por, studimet linguistike kanë vërejtur ngjashmëri midis gjuhës rome dhe disa prej dialekteve të gjuhës indiane, të cilat dëshmojnë origjinën Indiane të Romëve1.

Mendohet se romët mund të jenë vendosur në territorin shqiptar rreth shek. XV ose rreth 600 vjet më parë, të ardhur nga India Veri-perëndimore 2. Gjatë periudhës otomane, njësoj si pjesa tjetër e popullsisë, Romët u konvertuan në fenë islame, dhe megjithëse trajtoheshin si popullsi e “klasës së dytë”, ata bashkëjetuan në paqe me grupet e tjera etnike3.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri nuk ka pasur kampe përqendrimi apo spastrim etnik ndaj Romëve, por madje disa prej tyre morën pjesë në Luftën Nacional-Çlirimtare. Mbas luftës shteti shqiptar ndoqi politikën e asimilimit dhe të homogjenizimit të kombit shqiptar duke e konsideruar këtë komunitet si pjesë e popullsisë shqiptare, gjë që solli përmirësime të dukshme për ta në strehim, arsimim, kujdesin shëndetësor dhe shërbimet sociale.

Ashtu si dhe shqiptarët, Romët gëzuan punësim të plotë4.

Romët ishin të parët që humbën punën nga përmbysja e komunizmit dhe fillimi i ndryshimeve demokratike. Të ndikuar edhe nga karakteri i njëanshëm profesional i tyre, arsimimi i ulët dhe diskriminimi, Romët kaluan nga një mirëqenie relative në një varfëri ekstreme. Ata janë aktualisht grupi më i varfër dhe më i margjinalizuar në Shqipëri, që kanë vështirësi të shumta në kushtet e jetesës e në strehim, në punësim, arsimim, mbrojtje sociale e shëndetësi.

Nga një studim i Bankës Botërore për varfërinë i ndan etnitë në dy grupe të mëdha: ata që jetojnë më mirë se shqiptarët etnikë dhe ata që jetojnë më keq. Romët bëjnë pjesë në grupin e dytë5.

Por, nga ana tjetër, tranzicioni drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut krijoi mundësi të reja për romët, që të organizoheshinn për të shprehur identitetin dhe për të mbrojtur interesat e tyre, duke krijuar një numër OJF-sh rome6.

Marrëdhëniet e shqiptarëve me minoritetet kanë qënë në përgjithësi të mira, dhe me romët specifikisht kanë qënë të ftohta, pasi këta të fundit jetojnë në lagje të varfra dhe të veçuara, por ndryshe nga shumë vende të tjera të Europës, midis tyre nuk ka pasur konflikte apo persekutime sociale7.


1.2 Të dhëna demografike mbi popullsinë rome

Në lidhje me numrin e popullsisë rome në Shqipëri nuk ka statistika të plota e të sakta. Sipas Censusit të vitit 20118 numri i përgjithshëm i tyre shkon në 8.301 persona ose 0.30% e popullsisë. Por rezultatet e Censusit u kundërshtuan e u konsideruan të pasakta. Sipas përfaqësuesve të organizatave Rome dhe studimeve të bëra nga institucione të pavarura, ky numër varion nga 90 deri 120 mijë9.

Romët janë të organizuar në grupe ose fise që mund të dallohen nga njëri-tjetri nga koha dhe rruga e ardhjes së tyre në Shqipëri, nga profesionet socio-ekonomike, nga mënyra e jetesës dhe zakonet, nga dialektet gjuhësore etj. Ato janë Karbuxhinjtë (Tiranë, Elbasan, Pogradec, Korçë, Bilisht, Gjirokastër, Sarandë); Meçkarët (Lushnje, Fier, Vlorë); Kurtofët – të shpërndarë; Cergarët – nomadë12

Në lidhje me vendbanimet e popullsisë rome, nga të dhënat e përafërta të siguruara nga Strategjia Kombëtare Rome, do të shohim përkatësisht një shpërndarje të tyre në shumicën e qyteteve kryesore dhe kushte tepër të vështira jetese 13:

      • Në Gjirokastër, në zonën Zinzhiraj, numërohen rreth 1500 Romë. Shumica jeton në kushte shumë të varfëra, në shtëpi të përkohëshme, pa kushte sanitare dhe ujë të rrjedhshëm. Minoriteti rom përpiqet të emigrojë çdo verë për të punuar në Greqi nëpër ferma etj. Disa të tjerë importojnë veshje, këpucë dhe pajisje elektrike të lira për ti shitur në tregun e Gjirokastrës.

      • Në Levan Fier ka rreth 500 familje me një mesatare prej gjashtë personash. Shumica e fëmijëve këtu nuk shkojnë në shkollë dhe shumica e të rriturve janë të papunë. Ata bëjnë një jetë mjaft të vështirë duke u përpjekur të mbijetojnë duke punuar tokën ose duke bërë enë metalike gatimi.

      • Komuniteti në Kulleiri të Korçës ka rreth 600 familje. Në përgjithësi këtu komuniteti jeton njëlloj si shqiptarët. Ata jetojnë në apartamente, kanë punësim dhe shumica e fëmijëve ndjekin shkollën.

      • Në Shkodër, komuniteti përbëhet prej 27 deri në 50 familje të cilët jetojnë në kushtet më të këqija në Shqipëri. Të gjithë shtëpitë e tyre janë prej tabakësh plastike dhe mungon uji i rrjedhshëm. Papunësia këtu është 100%.

      • Komuniteti rom në Fushë-Krujë, afërsisht 1200 vetë, jetojnë në kushte tepër të vështira. Në përgjithësi i mungon strehimi, pijnë ujë lumi në mungesë të ujit të rrjedhshëm, papunësia është e theksuar etj.

      • Në Berat, komuniteti tek Lagjja e Re, jetojnë jo më tëpër se 60 familje. Komuniteti jeton në varfëri të theksuar, nuk kanë as tokë dhe as pasuri të tyre, madje nuk janë as të regjistruar tek autoritetet lokale për të marrë asistencë.

Situata e kushtet e jetesës këtij minoriteti do të trajtohen gjerësisht më poshtë.


1.3 Gjendja sociale dhe ekonomike e komunitetit rom

Situata e romëve nuk mund të thjeshtëzohet si një problem varfërie ose si çështje e një politike minoriteti. Në shqyrtimin e çështjes është e dukshme se në praktikë konstatohen raste të përjashtimit dhe të vetëpërjashtimit si rezultat i rrethanave, si ekonomike, sociologjike dhe psikologjike15.

Niveli i varfërisë rome është shumë i lartë dhe hendeku me pjesën tjetër të popullsisë vjen duke u rritur. Familjet e varfra dhe shumë të varfra rome përballen me nivele të larta të përjashtimit social, pasi nuk kanë mundësi të përballojnë nevojat e jetës së përditshme dhe kanë mundësi të pakta në punësim, duke nxitur mungesën e arsimimit dhe aksesin e ulët në shëndetësi16.

Shumë familje rome, për shkak të varfërisë, mbështeten në burime alternative të ardhurash si ndihma ekonomike, pensionet për të moshuarit, pagesa e papunësisë, pagesa për aftësinë e kufizuar dhe pensionet për jetimët. Nga njëra anë këto përfitime nga qeveria janë të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat familjare. Ndërsa nga ana tjetër, shumë familje rome janë të përjashtuara nga përfitimi i asistencës shtetërore ose marrja e saj për sa kohë është e nevojshme, e cilësuar kjo si paradigma e ndihmës sociale, e përcaktuar kjo për të varfërit, po ‘më të varfërit e të varfërve’ shpesh nuk e përfitojnë atë17.

Pengesat institucionale përfshijnë mungesën e kapaciteteve, cilësinë e arsimit, largësinë e shkollës nga vendbanimi etj20. Diskriminimi është gjithashtu një barrierë kryesore në arsimimin e fëmijëve. Pengesat kulturore përfshijnë rolin gjinor, gjuhën dhe traditat nomade. Krahas tyre, disa pengesa të tjera janë edhe niveli i ulët arsimor i prindërve dhe perceptimi i ulët për përfitimet nga arsimi21.

Përfshirja e fëmijëve në sistemin parashkollor, që duhet të jetë i detyrueshëm, duhet të jetë një nga prioritetet në politikat arsimore. Më pak se 1/3 e fëmijëve romë shkojnë në kopësht22. Edukimi parashkollor është i rëndësishëm në përshtatjen më mirë me mjedisin shkollor, më pak vështirësi në përvetësimin e mësimeve dhe për mësimin siç duhet të gjuhës shqipe. Sipas të dhënave të UNICEF-it23 në vitin 2007, 62% e Romëve në moshë prej 3-16 vjeç nuk shkojnë në shkollë ose në institucione parashkollore.

Në vitin 2011, një Studim Rajonal i UNDP-së, Bankës Botërore dhe Komisionit Europian24, konstatoi se 48% e Romëve në Shqipëri në moshën 7-15 vjeç shkojnë në shkollë dhe ky numër zvogëlohet në 13% tek Romët e moshës 16-19 vjeç. Studimi gjithashtu vlerësoi se 65% e Romëve të moshës mbi 16 vjeç dinë shkrim e këndim.

Këto punë nuk sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për familjet e tyre. Madje këto të ardhura janë në rënie, çka shkakton edhe një stres emocional. Rrjedhimisht, nëse nuk zhvillohen alternativa të reja, mirëqënia e ardhshme e tyre është në rrezik. Të ardhurat mesatare për frymë të Romëve në Shqipëri, janë vlerësuar të jenë më pak se 1/3 e atyre të popullsisë jo-rome dhe mbi 80% e popullsisë rome jeton nën nivelin e varfërisë.

Studimi rajonal mbi Romët i vitit 2011, jep shifrën prej 37% që jetojnë nën nivelin e varfërisë në bazë të të ardhurave në mesin e popullsisë rome, ose afërsisht dy herë më shumë se popullsia jo-rome. Rezultatet e studimit të publikuar nga UNDP26 në vitin 2006 gjithashtu tregojnë se papunësia e Romëve është afërsisht 3 herë më e madhe se ajo e popullsisë jorome.

Nga ana tjetër studimi rajonal mbi Romët i vitit 2011 konstatoi se shkalla e papunësisë te Romët nuk është shumë më e lartë se tek fqinjët e tyre joromë, me një përpjesëtim prej 23% ndaj 18%.

Papunësia masive dhe afatgjatë në sektorin formal i detyron romët dhe egjiptianët të punësohen në sektorin informal, si në mbledhjen e hekurishteve, shitjen e rrobave të përdorura, punët e rastit dhe lypjen. Kur këto mundësi shterojnë dhe të ardhurat janë të pamjaftueshme për të përballuar nevojat e jetës së përditshme, kur mungojnë ndihmat sociale, nevoja për të përmirësuar kushtet e jetesës apo borxhet, atëhere romët i drejtohen migrimit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar.

Në lidhje me strehimin dhe infrastrukturën, pjesa më e madhe e këtij komuniteti jeton në kushte të mjerueshme. Shumica e tyre banojnë në shtëpi të vjetra ose baraka, pa ujë të pijshëm, banjo dhe kanalizime të ujërave të zeza. Kryesisht infrastruktura afër vendbanimeve rome, karakterizohet nga rrugë të pashtruara ose në gjendje të keqe. Megjithëse jetojnë në kasolle dhe shtëpi të vjetra, ata nuk përfitojnë shumë nga programet e strehimit social.

Jetesa në kushte jo të mira banimi dhe infrastruktura e keqe e shton izolimin e tyre nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe luan rol pengues në arsimimin e fëmijëve të tyre28. Diskriminimi është i dukshëm si përshembull në rastet e dëbimit me forcë apo mungesës së sigurisë apo pronësisë për këto komunitete. Rasti më konkret është ai i dëbimit me forcë të 45 familjeve rome nga vendbanimet e tyre në Tiranë në vitin 2011, çka vë në pikëpyetje edhe të drejtën e pronësisë29. Në fushën e strehimit, sipas Studimit Rajonal mbi Romët të vitit 2011, cilësia e kushteve të jetesës së tyre është problematike.

Gjendja shëndetësore e popullsisë rome është më e keqe se ajo e popullsisë në shumicë, çka pasqyrohet në jetgjatësinë e tyre relativisht të ulët. Shkaqet e kësaj gjendjeje jo të përshtatshme shëndetësore lidhen me varfërinë, kushtet e vështira të jetesës dhe mungesa e infrastrukturës bazë, qasjen e kufizuar në shërbimin shëndetësor dhe diskriminimi30. Nga ana tjetër një pjesë e vogël e tyre kanë libreza shëndetësore dhe për shkak të varfërisë nuk mund të paguajnë as sigurimet shëndetësore.

Faktor ndikues është mungesa e informacionit se ku duhet ta marrin librezën shëndetësore dhe nuk njohin as proçedurat. Pagesat informale janë po ashtu një pengesë tjetër për përfitimin e shërbimeve. Fëmijët romë31 janë një ndër grupet më të rrezikuara për sa i përket shëndetit. Kjo shpjegohet kryesisht me keq-ushqyerjen, kushtet e vështira të jetesës, mungesën e kujdesit shëndetësor para lindjes dhe atij parandalues, nivëli i ulët arsimor dhe martesat e lindjet në moshë shumë të re.

Në mungesë të planifikimit familjar, niveli i aborteve për shtatëzani të padëshiruara mbetet shumë i lartë. Sipas Studimit Rajonal mbi Romët, nëse në vaksinim diferencat mes Romëve dhe joromëve janë të vogla, 89 përkatësisht 99%, aksesi tek sigurimet shëndetësore është shumë pronblematik; një në tre Romë (32%) është i siguruar ndërkohë që një shumicë e komunitetit joromë në afërsi të tyre e ka këtë tregues 54%.16 Gjithsesi 59% e Romëve raportojnë mungesë aksesi në medikamentet bazë.


1.4 Përfaqësimi i Romëve në shoqërinë civile dhe në administratën publike

Tashmë Romët kanë filluar të insistojnë për të drejtat e tyre minoritare. Por përfaqësimi politik i tyre është shumë i dobët. Ndërsa Ligji i Shërbimit Civil lejon pjesëmarrjen e pakicave në administratën publike, forcat e armatosura, polici etj., përfaqësimi i minoriteteve mbetet i kufizuar dhe si arsye kryesore konsiderohen, fakti se Shqipëria nuk ka një kuadër ligjor për mbrojtjen e të drejtave të pakicave që përcakton qartë të drejtën e pakicave për t'u përfaqësuar në administratën publike; dhe statistikat e pasakta rreth pakicave nuk sigurojnë një bazë të besueshme numerike për pjesëmarrjen e pakicave në administratën publike33.

Kështu, romët nuk janë përfaqësuar asnjëherë në Kuvendin e Shqipërisë; nuk janë pëfshirë në listat e partive politike që përfaqësojne pakicat kombëtare. Vetëm një rom ka qenë i punësuar në njësinë e ngarkuar me monitorimin dhe koordinimin e zbatimit të Strategjisë rome dhe një rom për të përfaqësuar pakicën rome në Këshillin për pakicat. Ndërkaq Romët shërbejnë si këshilltarë të zgjedhur në disa njësi të qeverisjes vendore34.

Disa OJF të tjera janë: Roma Active Albania, Alb Rrom, Romët për Integrim, Romani Kham, Gruaja Rome, Romët e Veriut, etj.

Qeveria e Shqipërisë ka zhvilluar një Strategji Kombëtare në 2003 dhe miratuar një Plan Veprimi të Dekadës në 2009, duke njohur rolin e shoqërisë civile rome "në monitorimin e progresit të strategjisë dhe raportimin". Megjithatë miratimi i Planit të Veprimit nuk ka dhënë një mekanizëm të qartë për përfshirjen e shoqërisë civile rome në proçesin e konsultimit dhe të monitorimit36.


Si përfundim, Shqipëria është karakterizuar nga marrëdhënie të mira midis shumicës së popullsisë dhe minoriteteve. Komuniteti Rom konsiderohet si një pakicë linguistike, pasi nuk ka një shtet amë. Ata janë minoriteti më i varfër, më i marxhinalizuar e më i diskriminuar. Nuk ka të dhëna të sakta për minoritetetin Rom, gjë që i bën të mos gëzojnë një pjesë të mirë të të drejtave të tyre.

Romët jetojnë në kushte të mjerueshme jetese në lagje të veçuara, me një strehim të pasigurt dhe infrastrukturë të dobët, me një mungesë të theksuar aksesi në shëndetësi. Këto kushte jetese dhe varfëria nxisin drejtpërsëdrejti në pamundësi për tu shkolluar e edukuar, analfabetizëm, punën e fëmijëve e braktisjen e shkollave, duke u rënë pre e trafikimit. Mungesa e arsimimit po ashtu derivon nivele të larta papunësie, punë të rastit apo në ekonominë informale.

Në kapitullin vijues do trajtohet kuadri legjislativ në Shqipëri mbi të drejtat e minoriteteve, si dokumentat ndërkombëtare, legjislacioni kombëtar, institucionet, ndryshimet ligjore e inicitiva për të përmirësuar situatën e minoritetit Rom.


2 BAZA LIGJORE PËR MINORITETET

Kuadri ligjor për mbrojtjen e minoriteteve në Republikën e Shqipërisë përfshin një numër dispozitash ligjore të parashikuara në Kushtetutë, në Kodet Penale dhe të Proçedurës Penale, në aktet normative të Këshillit të Ministrave dhe një sërë Konventash Ndërkombëtare mbi respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, e specifikisht të drejtat e minoriteteve, të ratifikuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kushtetuta shqiptare parashikon një status të veçantë për instrumentat ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë. Ato zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur nuk janë të vetzbatueshme dhe zbatimi i tyre kërkon nxjerrjen e një ligji, kanë epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me to dhe në rast konflikti mbi të drejtën e vendit37.


References & Links

Swap your papers